Francezi Paul Pogba dhe mesfushori serb Nemanja Matic, janë shokë të mirë.
Në qendrën e stërvitjeve në Manchester, së fundi ata janë argëtuar së bashku.
Kështu të paktën shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Pogba shihet duke vozitur veturën me të cilën barten futbollistët e lënduar dhe kryhen edhe shërbime të tjera.
Matic dëgjohet duke thirrur ‘taksi’ dhe pastaj Pogba vjen dhe e merr serbin.