West Bromwich Albion, skuadër që drejtohet nga trajneri kroat, Slaven Bilic, ka vendosur të ofrojë deri në 20 milionë funte për transferimin e Vedat Muriqit.

Në rast se West Bromi arrin të inkuadrohet në Premierligë nga Liga e Dytë angleze (Championship), atëherë klubi do të ketë 170 milionë funte në dispozicion për transferime, shkruan “Hurriyet”.

Trajneri Bilic është shumë pranë që këtë edicion ta inkuadrojë skuadrën e tij në elitën e futbollit anglez.

Kështu, prioritet i tij për afatin kalimtar veror është futbollisti i Kosovës dhe Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Shuma që West Bromwich Albioni mund të ofrojë për sulmuesin prizrenas është 20 milionë funte.

Ndryshe, Muriqi u transferua në Fenerbahçe verën e vitit të kaluar nga Rizespori dhe në klubin e madh turk ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë.