Ekipi nga kryeqyteti Italian, AS Roma tash e disa vite ka qenë një super-market për klubet tjera në Evropë që janë shërbyer me lojtarë nga ky klub.
Në epokën e James Pallota, Roma ka shitur futbollistët e saj më të mirë, pothuajse në çdo fund të sezonit.
Mirëpo, ma ardhjen e pronarëve të rijnë, kjo qasje duket se do të ndryshoj.
Sky Sport ka njoftuar se pronarët e Romës tashmë kanë vendosur që 3 nga lojtarët kyç të Romës janë të paprekshëm në afatin kalimtar të verës.
Kapiteni Edin Dzeko dhe dy futbollistët e rijnë e të talentuar, Lorenzo Pellegrini dhe Nicolo Zaniolo nuk do të largohen për asnjë çmim.
Në rast se Roma do t’i mbajë këta 3 lojtarë dhe të ofroj lojtar kualitativ, ekipi i strategut portugez, Fonseca mund të jetë befasi e mirë në sezonin e ardhshëm të Serie A./VAR Kosova/



























