Klubi i vetëm italian që po vazhdon garant në Ligën e Kampioneve ka gjetur një mënyrë të veçantë për të rritur numrin e tifozëve brenda Italisë.

Përveç futbollit atraktiv, klubi ka menduar edhe një mënyrë tjetër për të bindur gjeneratat e ardhshme të bëhen tifozë të klubit nga Bergamo.

Që prej vitit 2018, Atalanta u dërgon fanella sportive falas për prindërit e foshnjave të sapolindura në zonën lokale.

Me këtë veprim, Atalanta dëshiron që të rrisë numrin e tifozëve lokal, pasi që në atë zonë shumë të rijnë zgjedhin të përkrahin klube si Inter e Milan që janë afër Bergamos.

Sonte në ora 21:00, Atalanta do ndeshet në çerekfinale me kampionët e Francës, PSG./VAR Kosova/