Barcelona do të ndeshet sonte me skuadrën italiane Napoli në Champions League.
Në ndeshjen e parë, Barcelona nuk kishte arritur të merrte më shumë se një pikë në Itali.
Para ndeshjes që luhet sonte në ora 21:00, Lionel Messi ka ripërsëritur edhe një deklaratën e tij se me këtë lojë që po bën aktualisht Barcelona, nuk mund të fitojë Champions League.
“E kam thënë më herët që nëse vazhdojmë me këtë lojë, do të jetë e vështirë të fitojmë Champions League dhe kjo lojë nuk ishte e mjaftueshme të fitojmë La Ligan”, tha Messi.
“Nëse nuk reagojmë dhe të bëjmë ndryshime, do të jetë vështirë të mposhtim Napolin”, tha Messi.
Ndeshja tjetër që zhvillohet sonte është ajo ndërmjet Bayern Munich dhe Chelsea.
Bavarezët presin londinezët pas fitores 3-0 në Londër./VAR Kosova/
