Vetëm tre nga lojtarët kuqezi kanë ndërruar ambient dhe po stërviten me ekipet e tyre të reja.

Klaus Gjasula ka nënshkruar me Hamburg në Gjermani, Myrto Uzuni në Ferenvaros, Hungari dhe Florian Kamberaj në St. Gallen të Zvicrës.

Etrit Berisha është në kërkim të një ekipi të ri pasi që ekipi i tij SPAL ra nga SERIE A. Elseid Hysaj ka ri-gjetur veten me Gatuzon në krye te Napolit, por e ardhmja e tij mbetet gjithmonë e paqartë për shkak të interesimit të disa skuadrave për të.

Inter dhe Lazio janë vënë pas talentit Marash Kumbulla dhe duket e pamundur për Veronën që ta mbaj tutje.

Enea Mihaj është një lojtarë tjetër që është në kërkim të një ekipi të ri. Interesim për të ka nga ekipe të Bundesliges gjermane. Në anën tjetër Frederik Veseli është jashtë planeve të Empolit.

Keidi Bare pas një sezoni të mirë tek Malaga, është vënë nën shënjestër të Espanyol.

Tek sulmi i kombëtares po ashtu pritet të ketë lëvizje. Rei Manaj nuk ka gjasa në Barceona A, por pritet të largohet edhe nga Barcelona B. 

Armando Sadiku është në kërkim të një ekipi të ri. Xhakomo Vrioni pritet që të largohet nga Juventus në ndonjë ekip të Serie B./VAR Kosova/