Njeriu i finales së Ligës së Kampionëve, Kingsley Coman, që shënoi golin e vetëm në finale kundër ish ekipit të tij të fëmijërisë, ka folur për mundësinë e rikthimit në ekipin e kryeqytetit francez.
Coman ka përjashtuar mundësitë që të kthehet në PSG.
“Parisi nuk është në planet e mia të karrierës”, është shprehur Coman.
Coman kishte luajtur për seniorët e PSG për sezonin 2013/2014, para se të kalonte një sezon tek Juventus dhe pastaj tek Bayern Munich që nga 2015, njëherë si i huazuar e pastaj me kontratë të përhershme.




























