Ylli i MMA Conor McGregor, ka bërë një ‘investim të rëndësishëm’ në ekipin e futbollit pjesë e të cilit ishte kur ishte fëmijë – Lourdes Celtic.
McGregor ishte pjesë e ekipit të të rinjve dhe tash ka ndërmarr iniciativë për t’i siguruar të ardhme këtij klubi për vitet që vijnë.
Ai ka bërë një marrëveshje të madhe sponsorizimi nën ombrellën e kompanisë së tij McGregor Sports and Entertainment.
Me këtë investim klubi vendas tash do të stërvitet në hapësira moderne.