Tentimet e Manchester United për të transferuar yllin e Borussia Dortmund, kanë marr fund ditën e djeshme.

Drejtori Sportiv i Dortmund, Michael Zorc i ka dhënë fund dilemës së javëve të fundit gjatë ditës së sotme, duke deklaruar se objektivi kryesor i djajve të kuq për këtë merkato do të mbetet në Gjermani.

“Jadon Sancho do të luajë me ne sezonin e ardhshëm. Vendimi është përfundimtar. Unë mendoj se kjo i përgjigjet të gjitha pyetjeve”, i ka thënë gazetarëve Zorc.

Pas fitores së mbrëmshme në Europa League, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, u pyet për mos-transferimin e Sanchos.

“Nuk mund të komentoj për futbollistët e skuadrave të tjera. Nuk mund ta bëjë këtë. Ju e dini, kurrë se bëjë”, ka thënë shkurt norvegjezi.

20-vjeçari i talentuar angelz, është ftuar në skuadrën e Dortmundit për të udhëtuar në Zvicër për një kamp stërvitor para-sezonal.