Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi para pak ditës se janë marrë vesh me përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes të vazhdojë rrugëtimin së bashku edhe për të paktën 2 vite të tjera.

Trajneri zviceran i Kosovës ka treguar se pse vendosi që të nënshkruar edhe për 2 vite të tjera.

“Nuk mund ta imagjinoja të shikoja Kosovën në EURO2020 në TV, kjo është arsyeja pse as nuk mendova dy herë për të rinovuar kontratën edhe për dy vjet”, ka thënë Challandes.

Challandes ishte emëruar trajner i Kosovës më 2 mars të 2018. Në atë kohë ai ishte përzgjedhur nga i ndjeri Fadil Vokrri./VAR Kosova/