Pak minuta para fundit, ylli anglez që asistoi për golin e De Bruyne, Raheem Sterling, e kishte mundësinë të barazonte rezultatin sërish.

Nga një pozitë, ku siç thuhet më vështirë është të mos shënosh se sa të shënosh, Sterling, gjuajti jashtë golit.

Ishte minuta e 86-të dhe City ishte duke humbur 1-2.

Pas një super asisiti që më mirë të thuhet gjeti këmbën e tij, Sterling nuk arriti të shënonte edhe pse porta ishte e zbrazët dhe ishte shumë afër.

Dy minuta më vonë, Moussa Dembele shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje dhe të tretin për skuadrën e tij./VAR Kosova/