Barcelona duhet ta rimodelojë skuadrën. Çfarë nëse Messi largohet? Interi, Manchester City dhe PSG janë opsionet e Messi nëse dëshiron të largohet nga Barcelona.
Ronald Koeman ka arritur në Barcelonë duke e ditur se e ka detyrën shumë të madhe në rindërtimin e një pjese të dëmtuar të Camp Nou.
Katalanët nuk janë në gjendje edhe më tutje që të garojnë në nivelet më të larta në Evropë dhe është koha që të largojnë një pjesë të pavlefshme të skuadrës.
Jordi Alba, Sergio Busquets, Luis Suarez, Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Arturo Vidal janë të gjithë kandidatë që të largohen këtë verë dhe Koeman do të duhet të menaxhon një numër të largimeve të ndërlikuara.
Lojtarët e sipër përmendur të cilët marrin paga të larta dhe që nuk shiten lehtë, me klube që nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë, por gjithashtu që të hyjnë në marrëveshje në të cilat Barcelona i mbanë disa nga të drejtat e lojtarëve.
Atëherë Barcelona, dhe pikë së pari Koeman, do të duhet të sqarojnë për secilin lojtar veç e veç se ata nuk do të luajnë nëse qëndrojnë në klub.
Holandezi duhet të jetë i qartë. Ai do duhet tu dërgon paralajmërime dhe tu sqaron lojtarëve, pastaj ti lejon ata të vendosin se çfarë ata shohin si më të mirën për veten e tyre.
Detyra me të cilën ballafaqohet Koeman nuk është shumë e ndryshme nga ajo me të cilën u ballafaqua Cruyff kur mbërriti në Camp Nou në 1988, kur klubi ishte i ndarë.
Revolucioni i Cruyff-it në vitin 1988
Cruyff-i mbërriti ndërsa 13 lojtarë u larguan.
Një mori fytyrash të reja erdhën dhe pjesa tjetër është histori, siç thonë.

Guardiola largoi Ronaldinho in 2008
Një tjetër dishepull i Cruyff-it bëri diçka të ngjashme me arritjen e tij.
Emërimi i Guardiolas bëri që të shiten emra të mëdhenj si Ronaldinho, Deco bile edhe Samuel Eto.
Secili nga këta lojtar ishin të shenjtë në atë kohë, por Pep ishte i qartë se koha e tyre ka kaluar.

Ronaldinho nuk ishte lojtari që ishte në vitin 2003, Deco kishte rënë, derisa Eto vazhdoi me më shumë suksese në Inter.
Cruyff edhe Guardiola kanë vendosur një praktikë që duhet të ndiqet nga Koeman, dhe të dy kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm nga këto largime të mëdha.
Mbetet të shihet nëse Koeman ka të njëjtën fuqi dhe forcë mendore për ta bërë atë që e kanë bërë ish pasardhësit e tij dhe gishtat mund ti jenë djegur nga përpjekjet e tij për të bërë diçka të ngjashme në Valencia./VAR Kosova/





























