Ende nuk ka përfunduar rrugëtimi i Prishtinës në Europa League, pasi që ka mundësi që të jetë Prishtina ajo që mund të fitoj me rezultat zyrtar 3:0.

Kështu ka shkruar gazetari i Super Sport Kosova, Arlind Sadiku, pas një komunikimi që ka pasur me shtëpinë e futbollit UEFA.

Sipas tij, në rrethanat akutale mund të jetë Prishtina ajo që mund ta fitoj ndeshjen në tavolinë.

“Nëse një klub ka 10 ose më shumë futbollistë me COVID-19 brenda skuadrës së tyre, atëherë ata do të jenë të detyruar të luajnë, nëse kanë 13 ose më shumë lojtarë në dispozicion (përfshirë një portier) nga lista e paraqitur për ndeshje. Nëse klubi ka më pak se 13 futbollistë në dispozicion, atyre do t’u mundësohet që të paraqesin futbollistë tjerë që nuk kanë qenë më herët të regjistruar për Europa League dhe Champions League.  Nëse skuadra nuk mund të krijoj grupin prej 13 futbollistëve, atëherë do ta humbin ndeshjen 3-0” është përgjigjur UEFA, ka shkruar gazetari Sadiku në profilin e tij në Facebook.