Futbollisti i ndeshjes së mbrëmshme, Serge Gnabry ka qenë heroi i Bayern Munichut në gjysmëfinale finale të Ligës së Kampionëve.
Gnabry shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj skuadrës franceze Lyon.
Me këtë fitore bavarezët kanë arritur finalen e 11 në histori dhe synojnë titullin e gjashtë në këtë garë.
Këtë trofe duket se e dëshiron shumë Gnabry.
“Ne kemi qenë pak me fat në fillim. Manuel [Neuer] na shpëtoi mirë dhe pastaj ata goditën shtyllën. Por për fat të mirë ne morëm një avantazh 2:0 pas pjesës së parë, para se Lewandowski të përfundojë punën. Tani ne duan të fitojnë garë”, ka thënë ai pas ndeshjes.



























