Ditën e sotme zhvillohen pesë super ndeshje dhe të gjitha mund të thuhet se janë derbi.
Fillimisht luhet finalja e FA Cup në Angli. Në Wembley Stadium në Londër, përballen dy skuadrat londineze Arsenali dhe Chelsea.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim prej orës 18:30.

Kurse në Serie A do të zhvillohet tri super ndeshje nga ora 20:45. Juventusi që tashmë është shpallur kampion, luan kundër Romës.

Skuadra tjetër nga Roma, Lazio udhëton te Napoli. Atalanta pret në Bergamo Interin.
Ndeshje shumë e fortë pritet të zhvillohet edhe në Portugali.
Benfica dhe Porto përballen në finalen e Kupës së Portugalisë (21:45).





























