Drejtuesit e klubit të Real Madridin e kanë njoftuar trajnerin Zinedine Zidane dhe pjesën tjetër të ekipit se gjatë afatit kalimtar të verës nuk do të ketë asnjë transferim në kampin e kampionit spanjoll.
Ndonëse Real Madrid nuk arriti të shkoj tutje në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e klubit u kanë thënë lojtarëve se janë të kënaqur me sezonin 2019/2020, ku triumfuan në La Liga.
Sipas drejtuesve të klubit, transferimet do të mungojnë këtë afat kalimtar për shkak të ndikimit financiar që ka pasur pandemia COVID-19, raporton Marca.
Ardhjet e vetme në Madrid do të jenë lojtarët e huazuar që priten të kthehen.
Martin Odegaard, Dani Ceballos dhe Andriy Lunin janë disa prej lojtarëve që Real Madrid i ka të huazuar në klube të tjera.