Skuadra angleze Tottenham, nuk e ka humbur ende interesimin për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

“Sabah” në Turqi raporton se trajneri Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë sulmin për edicionin e ri, derisa konkurrent do ta ketë Ëest Bromin.

26-vjeçari ishte synim i Tottenhamit edhe në janar, por asnjëherë nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Mediumi i sipërpërmendur turk raporton se Fenerbahçe ka nevojë të shesë dhe do ta pranonte një ofertë prej 18 milionë funtesh në drejtim të yllit të Kosovës.

Tottenhami e mbylli edicionin e kaluar në vendin e gjashtë dhe në rast se e do topkatërshen edicionin e ardhshëm, duhet ta përforcojë sulmin.

Kjo për shkak të rotacioneve në skuadër si dhe për shkak të lëndimeve të shpeshta të Harry Kane.