Serge Gnabry është pjesë e pothuajse secilit lajm ditët e fundit. Ylli i Bayern Munich është duke shkëlqyer sezonin e fundit me kampionin e Gjermanisë.

Por këtë shkëlqim Gnabry nuk e kishte sa ishte pjesë e Arsenalit.

Ish-trajneri i londinezëve, Arsene Wenger, ka thënë se ndihet keq që e kishte lejuar të largohet Londra.

Gnabry iu kishte bashkuar Arsenalit në vitin 2011 nga skuadra gjermane Stuttgart. Pasi dështoi në huazimin te Ëest Brom në vitin 2015, ai u kthye përsëri në Gjermani te Werder Bremen në vitin 2016, për t’iu bashkuar një vit më vonë Bayern Munich.

“Mos ta harrojmë Gnabry. Unë e bleva në moshën 15-vjeçare nga Stuttgart dhe ai lëndohej shumë shpesh”, tha Wenger për beIN Sports.

“E dërgova në huazim te West Brom dhe ai nuk luajti asnjë ndeshje. U kthye dhe ishte i lënduar. Punuam shumë me të për gjashtë muaj dhe ai u grumbullua me kombëtaren gjermane U21 dhe Bayerni arriti marrëveshje me Werder Bremen”, tha francezi.

“Ai nuk dëshirojë të vazhdonte kontratën me Arsenalin dhe isha vërtetë i mërzitur. E dija se do të bënte një karrierë të shkëlqyer”, tha ish-trajneri i Arsenalit.

Në 9 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, Gnabry ka shënuar 9 gola./VAR Kosova/