Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, po largohet nga Camp Nou dhe ende nuk dihet se ku do të transferohet.

Nga Barcelona u largua edhe mesfushori kroat, Ivan Rakitic, por jo edhe nga Spanja. Ai u rikthye te Sevila për 1.5 milion euro.

Mesfushori nga Kili Arturo Vidal, është shumë afër të rikthehet në Serie A, por jo te Juventusi. Ai është shumë afër transferimit te Interi.

Në Serie A dhe larg Barcelonës, duket se do të jetë edhe sulmuesi, Luis Suarez. Mediat në Itali raportojnë se ai është një hap larg ‘Zonjës së Vjetër’.

Raportohet se Suarez ka arritur marrëveshje personale me Juventusin për një kontratë 3-vjeçare.

Marrëveshje mund të kryhet për 10 milionë euro dhe ka mbetur vetëm që klubet të merren vesh për formën e transferimit./VAR Kosova/