Ylli i Kosovës, Bernard Berisha ka komentuar festimin e golit pas ndeshjes me Greqinë, të cilën Kosova e humbi me rezultat 1:2, shkruan VAR Kosova.

Berisha ka folur për festimin, duke thënë se iu drejtua Bernard Challandesit.

“Festimi? Thjeshtë me trajnerin. Për dy vite nuk kam luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare. Këtë e kam bërë për këtë gjë”.

“Unë do të jem i gatshëm.  Kam vuajtur shumë në këto dy vite”.

“Jam gati ta jap maksimumin për Kosovën. Trajneri mund të mos më tuboj për grumbullimin e radhës për shkak të gjestit pas ndeshjes”.

 “Unë vet kam thënë se Arbër Zeneli duhet të luaj. Nuk kam qenë i kënaqur me trajtimin. Vetëm zemra ime e di se sa kam vuajtur. Ai e di, unë do të pranoj çdo vendim që ai merr, siç kam bërë deri tani”, ka thënë Bernard Berisha.

Berisha shënoi gol në minutën e 82-të.

Bernard Berisha që luan te Akhmat Grozny për dy vite nuk ka luajtur për Kosovën në ndeshje zyrtare. / VAR Kosova/