Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, skuadra kosovare Drita ka fituar Sileks.

Goli i parë u shënua me të filluar pjesa e dytë. Ishte Fidan Gerbeshi, ai që shënoi nga penalltia.

Goli i dytë për skuadrën kampione të Kosovës, erdhi në minutën e 80-të.

Përsëri golashënues ishte një qendërmbrojtës. Kapiteni Ardian Limani, shënoi për rezultatin Sileks 0 – Drita 2.