Benjamin Kololli në dy vitet e fundit ka përjetuar një rritje në karrierën e tij, por edhe në famën e tij. Kololli pas paraqitjeve të mira me Përfaqësuesen e Kosovës, ka rigjetur formën edhe me klubin zviceran FC Zurich, shkruan VAR Kosova.

Data 21 shtator e vitit 2018, do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve për shkak të festimit të ‘çmendur’ të golit.

Kololli kishte shënuar golin e fitores për Zurich në kuadër të Ligës së Evropës kundër AEK Larnaca.

Reprezentuesi i Kosovës, golin donte ta festonte me tifozët e Zurich duke kaluar barrierat prapa portës, por që ra në një tunel i cili ishte i hapur. Për fat të mirë, Kololli nuk pësoi asnjë lëndim dhe e vazhdoi ndeshjen.

Ky festim ishte bërë viral në të gjitha mediet botërore, që vështirë të harrohet edhe në ditët e sotme.

Benjamini këtë sezon ka zhvilluar një ndeshje për Zurich duke shënuar një super gol në elitën e futbollit zviceran.

Mbrojtësi i majtë, 28-vjeçar, për Kosovën shënoi gol në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve këtë edicon kundër Moldavisë. Në atë ndeshje, Kololli luante si qendër sulmues. /VAR Kosova/