Të enjten me fillim prej orës 20:00, Kukësi do të takohet me skuadrën gjermane, Wolfsburg, ndeshje kjo e rëndësishme për kualifikimet për Europa League.

Për gjermanët luan Admir Mehmedi, e bashkë me të edhe një dhëndër shqiptar.

Bëhet fjalë për numrit 8 të skuadrës gjermane, futbollistin nga Zvicra Renato Stefen, i cili ka gruan shqiptare (Qëndresa).

“Gruaja ime është vetëm një orë larg Kukësit. Në ceremoninë e martesës, rreth 70 të ftuar kishin ardhur nga vendlindja e nuses”, tregon ai.

Nesër në orën 20:00 në “Air Albania” luhet ndeshja dhe Stefen në të vërtetë do të kishte marrë mbështetje nëse ajo do të kishte praninë e tifozëve, por koronavirusi i ndërlikon kushtet. “Gruaja ime mendon se është turp që loja po zhvillohet pa spektatorë. Nëse ndodhte ndryshe, shumë të afërm të saj do të kishin ardhur dhe unë do të kisha dhuruar 30 fanella”, tregon Stefen.