Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, është pyetur se kush ishte mesfushor më i mirë, Steven Gerrard apo Paul Scholes.

Francezi ka zgjedhur pikërisht ish-mesfushorin e Manchester United, duke thënë se Scholes ishte më i mirë se Gerrard.

Ai ishte i ftuari në studion e Gary Neville dhe Jamie Carragher dhe aty ai ‘i dha fund dilemës’ se cili nga ish-medsfshorët anglezë ishte më i mirë.

“Sa herë që luanim kundër Manchester United, ishte ai që i shtynte ata të shënonin. Nuk mund të gjenim formë ta ndalnim”, ka thënë Henry.

“Steve G (Gerrars) ishte vërtetë i mirë, por Scholes ishte më i mirë”, ka qartësuar francezi./VAR Kosova/