Igli Tare bën dy lëvizje mjeshtërore në një ditë. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka rinovuar kontratën me një nga yjet e ekipit, spanjollin Luis Alberto i cili ka zgjatur zyrtarisht bashkëpunimin me skuadrën e Simone Inzaghit deri në verën e vitit 2025.
Një lajm i mirë ky për tifozët e Lazios pasi bëhet fjalë për një lojtar shumë të rëndësishëm në drejtim të të cilit kishte shumë oferta në merkato. Ndërkohë Tare ka mbyllur marrëveshjen me Manchester United për afrimin e mesfushorit brazilian Andreas Pereira.
Akordi është arritur për një huazim me të drejtë blerjeje nga ana e Lazios pas një viti për 27 milionë euro.
Në orët e ardhshme lojtari do te zbarkojë në Romë për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë. Paga e lojtarit do të ndahe mes Lazios dhe Manchester United.