Futbollistët e Përfaqësueses U-21 kanë pranuar rezultatet e koronavirusit. Të gjithë futbollistë së bashku me stafin kanë rezultuar negativë, duke larguar një stres të madh një ditë para ndeshjes me Anglinë, shkruan VAR Kosova.

Të gjithë lojtarët (31) dhe stafi, kanë rezultuar negativë dhe do të jenë të gatshëm kundër Anglisë U21.

“Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dhe stafi i Kombëtares U21 kanë rezultuar negativ në testin e kryer për Covid-19 nga laboratori i licencuar i UEFA-s dhe tani janë plotësisht të fokusuar për t’u paraqitur sa më mirë kundër anglezëve”, ka shkruar FFK.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim të orës 19:00.