Skuadra e Liverpooli thuhet se është në lidhje të vazhdushme për të transferuar sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappen.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e madhe franceze, “L’Equipe”, ku shkruan se Liverpooli dhe Real Madridi janë në garë për të firmosur me sulmuesin e Francës, Kylian Mbappen.
Por, ky lajm ka ngjallur reagime të mëdha te tifozët e “The Reds”, kur thonë se do ishte mirë nëse Salah apo Mane të largohej, që Mappe të ishte te Liverpooli.
“Unë e dua Manen dhe Salah, por nëse njëri largohet dhe me parat e tij do ta kishim në skuadër Mbappe është fantastike”, tha një tifoz.
“Mbappe ka kontratë edhe për një vit me NIKE, gjithashtu ai ka miqësi me Lebron James që është aksionar i Liverpooli”, tha tjetri.



























