Mesfushori Oliver Norburn ka përjetuar ditë më të lumtur dhe më të errët të jetës së tij. Norburn dje është bërë baba për herë të parë por që foshnja e sapo lindur nuk ka arritur të mbijetojë, shkruan VAR Kosova.
Ishte vet Norburn që njoftoi për këtë tragjedi përmes rrjetit të tij social, Twttier. Ai publikoi një fotografi duke e përshkruar se ishte hera e parë dhe fundit që ka mbajtur në duart e tij të birin e sapo lindur.
Anglezi Norburn po ashtu ka mbështetur bashkëshorten e tij, e cila sipas tij është duke treguar forcë të madhe dhe është inspiruese për të.
Në këto momente të vështira Norburn, nuk qenë i vetëm pasi kapiteni i Shefield United, Billy Sharp, i ka shprehur ngushëllime dhe i ka thënë se është i hapur për bisedë.
Nourburn është 27 vjeçar dhe luan për skuadrën angleze Shreësybury Town. /VAR Kosova/