Aro Muric ka debutuar me fanellën e klubit spanjoll Girona. Muric ishte titullar në ndeshjen që Girona e humbi nga Real Zaragoza me rezultat 1:0, shkruan VAR Kosova.
Muric e nisi takimin nga minuta e parë dhe pati një paraqitje mjaft të mirë, por që nuk mjaftoi për ta evituar humbjen në debutim duke i lënë shije të hidhur.
Është ky një fillim i ri për yllin e Kosovës, duke qenë se sezonin e kaluar nuk pati minuta tek Nottingham Forest, klub ky në të cilin ishte huazuar. Girona bën gara në rangun e dytë të futbollit spanjoll (Segunda Division).
Numri një i Kombëtares së Kosovës ditë më parë kompletoi transferimin e tij në Girona nga Manchester City, në formë të huazimit një vjeçar. /VAR Kosova/
Pamje nga paraqitje e Aros: