Vedat Muriqi u prezantua sot te Lazio duke zyrtarizuar kalimin në Serie A, por ai u largua sërish nga Italia.
Ylli shqiptar do të rikthehet në klub ditën e premte.
Ai do të marrë vizën italiane në Stamboll dhe do të nisë më pas aventurën me skuadrën laciale.
Muriqi që do të garojë me Ciro Immobilen, mori fanellën me numër 94 dhe bëri hapin e madh në karrierë.
Shtatlarti la ekipin e Fenerbahçes për skuadrën e Lazios. /VARKosova/