Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka përfunduar me sukses edhe testet e radhës mjekësore, ku në dy testimet për Covid-19 ai ka dalë negativ.

Ndërkaq sot ai ishte në qendrën mjekësore të klubit të Lazios për ta shikuar formë e tij shëndetësore dhe fizike, ku gjithçka kaloi në rregull, shkruan VAR Kosova

Lajmin për përfundimin e testeve mjekësore me sukses dhe fillimin e stërvitjes së parë nesër me klubin e Lazios e ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku.