Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testin e dytë të bërë për koronavirus, shkruan VAR Kosova.

Sipas gazetarit të SuperSport Kosova, Arlind Sadiku, Vedat Muriqi ka rezultuar negativ dhe është duke pritur rezultatet e testit tjetër sonte para se të udhëtojë për në Romë.

Muriqi akutalisht është i izoluar në Stamboll, pasi javë më parë rezultoi pozitiv për koronavirus, duke mos mundur t’i bashkohet skuadrës së tij të re, SS Lazio.

Mediet italiane ditë më parë raportuan se Muriqi është i lënduar dhe infektuar me koronavirus. Sipas tyre, ai nuk do të kthehet në fushën e gjelbër deri në mes të muajit tetor.

Mbetet të shihet se si do të jetë rezultati i testit tjetër dhe në rast se është negativ, atëherë do të jetë një lajm shume i mirëpritur për Kosovën dhe përzgjedhësin Bernard Challandes.

Muriqi në Lazio u transferua për shumën e 18 milionë eurove nga Fenerbahce. /VAR Kosova/