Mbrojtësi i krahut të djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, do ta mbajë mend gjatë pandeminë e koronavirusit.
Jo vetëm për transferimin e tij te skuadra italiane, por edhe për diçka tjetër.
Vojvoda duket se nuk mund të durojë strishon që përdoret për të bërë testin për Covid-19.
Para udhëtimit në Parma të Italisë, ai i është nënshtruar këtij testi.
Në videon e postuar nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, Vojvoda dëgjohet duke thënë: Hej veç kadale.
Edhe më herët sa ishte te skuadra belge, ai e kishte përjetuar në formë të njëjtë./VAR Kosova/





























