Stadio Olimpico është arena e kryendeshjes së javës së dytë në Serie A, ndërmjet Romës dhe Juventusit.
Reprezentuesi shqiptar, Marash Kumbulla do të debutojë për fanellën e Romës, pas transferimit javë më parë nga Hellas Verona.
Trajneri portugez Fonseca i ka besuar talentit shqiptar, pasi sonte ka vendosur të luajë me tre mbrojtës, një sistem në të cilin shkëlqeu sezonin e kaluar me Veronën.
Giallorossët e kanë nisur me humbje edicionin e ri në kampionat, prandaj qëllimi i tyre do të jetë që të nxjerrin rezultat pozitiv.
Nga ana tjetër, kampioni në fuqi regjistroi fitore komode në sfidën e parë dhe do të vazhdojë përpjekjet për pikë të plota.
Trajnerët Paulo Fonseca dhe Andrea Pirlo i kanë përgatitur taktikat dhe formacionet e tyre për këtë takim.
Formacioni startues i Romës: Mirante; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Santon, Veretout, Pellegrini, Spinazzola; Mkhitaryan, Pedro; Dzeko.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, McKennie, Rabiot, Kulusevski; Cristiano Ronaldo, Morata.