Pas mesfushorit Ylber Ramadani që u izolua nga klubi danez Velje për shkak të infektimit me koronavirus, sot raportohet se edhe Lindon Selahi është izoluar, shkruan VAR Kosova.
Klubi holandez i Tëentes ka vendosur në izolim futbollistin Lindon Selahin.
Trajneri, Ron Jans nuk e ka grumbulluar mesfushorin Selahi për ndeshjen e djeshme me Fortuna Sitardin.
Por, ajo çfarë befason më tepër është se media pranë klubit holandez “tëenteinsite.nl” raporton se te Shqipëria janë infektuar dy lojtarë gjatë grumbullimit.
21-vjeçari Selahi ishte thirrur nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Bjellorusinë (0-2) dhe Lituaninë (0-1).
Sipas medias në fjalë, lojtari ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin dhe nëse nuk shfaq simptoma, mund t’i bashkohet që nesër ekipit në stërvitje.
Gjatë ditës së djeshme klubi danez Velje konfirmoi se futbollisti i Shqipërisë Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus gjatë udhëtimit për t’iu bashkuar kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që kombëtarja jonë i zhvilloi në fillim të muajit.
Dy ditë para se skuadra të udhëtonte për në Minsk të Bjellorusisë në mediet shqiptare është raportuar se Ardian Ismajli, Ylber Ramdani janë infektuar me koronavirus, madje edhe Federata Shqiptare e Futbollit e kishte bërë një gjë të tillë, që më pas e kishte demantuar duke publikuar rezultatet e futbollistëve.
Mbetet të shihet se si do të jetë reagimi i FSHF-së pas këtyre rasteve. /VAR Kosova/