Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka debutuar me skuadrën e re Atletico Madrid. Ai asistoi dhe shënoi dy herë në ndeshjen e parë me fanellën e re.

Uruguaiani hyri në lojë në minutën e 71-të, duke zëvendësuar sulmuesin tjetër Diego Costa.

Atij iu deshën jo më shumë se 2 minuta që të bëhet protagonist në këtë ndeshje debutuese.

Suarez asistoi për Marcos Llorente, i cili po ashtu vetëm sa ishte futur në lojë.

Luis Suarez nuk mund të mos shënonte në këtë ndeshje debutuese.

Ishte pikërisht Marcos Llorente ai që ia ktheu borxhin dhe asistoi për Suarez, i cili shënoi në minutën 2 85-të të ndeshje.

Golin e dytë në këtë ndeshje dhe të gjashtin për skuadrën e tij e shënoi në minutat shtesë.

Rezultati final i ndeshjes Atletico Madrid – Granada, 5-1.