Trajneri gjerman Hansi Flick, vendosi që sulmuesi më i mirë në Europë, Robert Lewandowski, të fillojë ndeshjen nga banka rezervë.
Kjo është hera e parë për më shumë se dy vjet që Lewandowski nuk luan si titullar.
Ky vendim i kushtojë me humbje nga Hoffenheim, kampionit të Gjermanisë.
Flick vendosi që të startojë me holandezin Joshua Zirkzee, që të luajë në sulm me Leroy Sane, Thomas Muller dhe Serge Gnabry.
Gjermani e futi në lojë sulmuesin polak në minutën e 57-të, pas disavantazhit 2-1, por as Lewa nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij nga kjo humbje, që ishte para që nga muaji dhjetor të vitit të kaluar./VAR Kosova/



























