Florent Hoti është futbollisti i radhës që dëshiron suksesin me Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen e afrët. Hoti ditë më parë kompletoi transferimin në fubollin skocez duke nënshkruar kontratë me Dundee United, shkruan VAR Kosova.

19 vjeçari fillimisht synon të luajë për Kosovën U-21, e cila do të përballet me Austrinë dhe Andorrën në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Evropian.

 “Unë jam i lindur në Mançester, por prindërit i kam nga Kosova. Ata kanë ardhur prej atje për të jetuar në Angli. Do të mundohem ta bëj më të mirën për Dundee United në sezonin e parë”, u shpreh Hoti për mediat britanike.

“Por, ajo që dua ta bëjë është që të luaj për ekipin kombëtar të Kosovës. Dua të luaj sa më shumë këtu në Dundee, kam ardhur për të luajtur. Dua të ju tregoj të gjithëve në Premierligën skoceze se çka mund të bëj dhe kjo mund të jetë një ligë mjaft e mirë për mua”, përfundoi Hoti.

Florent Hoti është i lindur në qytetin anglez Mançester, por i ka prindërit nga Kosova. /VAR Kosova/