Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ka filluar të kthehet në formë e tij më të mirë me skuadrën franceze Reims, shkruan VAR Kosova.

Berisha po vazhdon të jetë titullar te skuadra franceze, derisa sot bëri një paraqitje të mirë kundër Metzit.

Përkundër humbjes 2:1, Berisha ishte ndër më të mirët në fushë.

Madje, ai u zgjodh futbollisti më i mirë i Reims nga tifozët e skuadrës franceze.

Ai mori 22 për qind të votave të përgjithshme.

Ylli i Kosovës e kompletoi këtë verë kalimin në Reims nga Lazio. /VAR Kosova/