Ylli brazilian, Neymar, mungojë në fitoren e parë që Paris Saint-Germain e shënoi në këtë fillim të sezonit të ri në Francë.

PSG mundi Metzin me rezultat minimal 1-0. Neymar nuk luajti pasi ishte i suspenduar si pasojë e zënkës me futbollistët e Marseille, në ndeshjen të cilën e humbi PSG.

Mirëpo, Neymar nuk do të jetë në fushë as në dy ndeshjet e ardhshme, pasi siç raporton Goal, ai është dënuar me dy ndeshje mos-lojë.

Po ashtu të ndëshkuar janë edhe Kurzawa që e filloi sherrin me 6 ndeshje mos-lojë, Amavi me tri, Neymar me dy, Paredes gjithashtu me dy dhe Benedetto me një ndeshje.

Gjithashtu, Di Maria është nën hetime, pasi dyshohet se e ka pështyrë, Alvaro Gonzalez.

Ditë më parë në ndeshjen ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Marsielle, gjyqtari dha pesë kartonë të kuq dhe 14 të verdhë.