Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ditë më parë i është kthyer stërvitjeve te klubi i tij, Lazio.

26-vjeçari nga Prizreni, nuk mundi ta ndihmonte Kosovën në ndeshjen e tetorit.

Gjithashtu ai nuk ka luajtur në asnjë ndeshje për Lazion deri më tash.

Ia mund t’ia bëj sefte sot (e shtunë), në ndeshjen që Lazio e zhvillon kundër Sampdorias.

Emri i Muriqit është në listën e futbollistëve që ka ftuar trajneri Inzaghi.

Mbetet të shihet nëse do të ketë hapësirë që Muriqi të debutojë sot në Serie A.