Pas 594 ndeshjeve të luajtura në 18 karrierë, argjentinasi Pablo Zabaleta ka varur këpucët pasi u largua nga West Ham United.

Ish-ylli i Manchester Cityt është pensionuar nga futbolli.

35-vjeçari ishte pa klub që nga muaji qershor kur u lirua nga skuadra angleze West Ham. Ai vendosi të përfundojë karrierën e nisur në sezonin 2002-03 në San Lorenzo.

“Pas 18 vjetësh si futbollist profesionist, mora vendimin që të pensionohem nga futbolli”, ka shkruar Zabaleta në një postim në rrjetet sociale.

Zabaleta ka bërë 594 paraqitje në nivel të klubeve, duke filluar me San Lorenzon në Argjentinë, para se të kalonte në La Liga te Espanyol në vitin 2005.

Ai iu bashku Cityt në vitin 2008, pak para se të bëheshin pronarë të klubit grupi i investitorëve nga Abu Dhabi.

Për 9 vjet, Zabaleta ishte një prej futbollistëve më të rëndësishem te Manchester City./VAR Kosova/