Djaloshi nga Istogu, Adnan Januzaj, ka shënuar golin e tretë në fitoren e Real Sociedad kundër Betis.

Januzaj që ka refuzuar Kosovën për të luajtur për Belgjikën, shënoi në minutën e 88-të, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Ish-ylli i Manchester United, shënoi një gol shumë të bukur, pas një aksioni që e nisi vet në mesfushë.

Dy golat e tjerë për mysafirët i shënuan Portu dhe spanjolli Mikel Oyarzabal.