Të shtunën në Ligën e Dytë të futbollit në Francë, ka ndodhur një incident i pazakontë në ndeshjen ndërmjet Valenciennes dhe Sochaux.

Presidenti i skuadrës vendase, ka akuzuar mesfushorin kundërshtar të Sochaux Ousseynou Thioune, se ka kafshuar në faqe portierin e ekipit të tij, Jerome Prior.

Ai i tha AFP-së se ka takuar lojtarin e tij pas takimit dhe ka parë njollë gjaku në faqe.

“Është e turpshme, ngjarj nuk duhet as të minimizohet dhe as të mohohet. Fola me Zheromin pas takimit dhe kishte një shenjë të madhe kafshimi në faqe. Kishte hemorragji. Kjo sjellje është vërtet e rëndë. Duhet t’i frenojmë këto gjëra që nuk kanë lidhje aspak me futbollin. U besoj gjyqtarëve dhe Komisionit Disiplinor për të marrë vendimet e duhura”, tha ai.

“Patëm një takim pasditen e djeshme për të vendosur se çfarë do të bëjmë me këtë çështje. Kemi vendosur ta mbrojmë deri në fund futbollistin tonë”, u shpreh i irrituar presidenti i Valenciennes.

Incidenti në fjalë të kujton dy rastet skandaloze kur ish-futbollisti i Barcelonës dhe Liverpoolit kafshoi ish-lojtarin e Chelseat, Branislav Ivanoviç në ndeshjen e kampionatit anglez në vitin 2013, si dhe kafshimin ndaj mbrojtësit të Italisë Giorgio Chiellini, në Kupën e Botës të vitit 2014.