Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka zbuluar të vërtetën për ish-yllin e Manchester United, Adnan Januzaj.
Bunjaku ka bërë të ditur se Januzaj nuk kishte biseduar me të për të përfaqësuar Kosovën.
“Adnan Januzaj nuk ka folur me mua e as me presidentin Fadil Vokrri që të luajë për Kosovën”, ka thënë Bunjaku për T7.
Januzaj kishte zgjedhur Belgjikën para Kosovës, ndonëse ka luajtur shumë pak ndeshje./VAR Kosova/