Ezgjan Alioski është një prej gjashtë shqiptarëve që luajnë për Maqedoninë e Veriut.
Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur që ai me skuadrën e tij do të luajnë në finale.
Alioski tha për SuperSport se Kosova ka luajtur shumë mirë.
“Po realizuam një fitore të gjithë shqiptarët bashkë. Gëzohemi, normal ky është futboll, në të dy anët ka shqiptarë. Shumë mirë ka luajtur Kosova, mendoj se edhe ne me kryetarin Muhamed Sejdinin, organizimin, stafin, selektorin, jena forcuar shumë, jemi që tri vite bashkë. Për këtë kemi rezultate pozitive, ishalla në finale arrijmë rezultat pozitiv”, tha Alioski.





























