Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, tha pas ndeshjes së është i lumtur se do të luajë në finale kundër Gjeorgjisë.
Bardhi i cili ka lidhje familjare me Kosovën, tha po ashtu se do të gëzohej po të fitonte Kosova.
“Këto ndeshje janë shumë të rënda, si psiqikisht ashtu edhe fizikisht. Ne i patëm shanset tona i realizuam, Kosova i kishte rastet nuk i shënojë. Unë desha me cek edhe me lojtarët e tjera, futbolli është respekt, po të fitonte Kosova do të gëzohesha shumë, në fund të fundit jemi të njëjtë”, tha Enis Bardhi për SuperSport Kosova.
Bashkë me Enis Bardhin, luajnë edhe 5 shqiptarë të tjerë për Maqedoninë e Veriut.





























