Ylli danez Christian Eriksen, në ndeshjen e tij të 100 për Danimarkën, ka shënuar për t’i dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Ai shënoi nga pika e bardhë golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të 36-të për të në fanellën e Danimarkës.

Anglia ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 32-të, kur mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe Reece James u ndëshkua me të kuq në fund të ndeshjes.

Ndeshja e zhvilluar në Wembley, ishte e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve.