Përjashtimi i Kyriani Sabbes në minutën e 16-të e ka bërë më të lehtë për Aston Villan. Epërsinë e një lojtari skuadra angleze e shfrytëzoi maksimalisht për tjetër fitore bindëse ndaj Club Brugge.

Në “Villa Park”, skuadra angleze fitoi 3:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 6:1 kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Marco Asensio shkëlqeu me dy gola tek Aston Villa. Ai realizoi në minutën e 50-të dhe të 61-të.

Gol tjetër për Villan shënoi Ian Maatsen në minutën e 57-të.