Në dy vjetët e fundit, kanë qarkulluar shumë lajme për interesim që Real Madrid ka për yllin francez Kylian Mbappe.

Garës për shërbimet e tij, mund t’i futet edhe rivali i përjetshëm i kampionëve aktual të Spanjës, Barcelona.

Por gjithçka varet nga zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës.

Nëse Victor Font zgjidhet si president i ri, ai do të synojë ta transferojë Kylian Mbappe, raporton AS.

Përveç Real Madridit dhe Barcelonës, edhe Manchester City është gjithashtu i interesuar për blerjen e tij.

Në anën tjetër, kampionët e Francës, dëshirojnë t’ia zgjasin kontratën yllit të tyre, për ta mbajtur sa më gjatë në skuadër./VAR Kosova/